Pas pak ditësh do të përfundojnë pushimet e Paulo Dybala dhe pas kthimit të tij në Torino do të nisin negociatat për rinovimin e kontratës me Juventus-in.
Zonja e Vjetër, sipas Tuttosport, ka ndërmend t’i ofrojë Joya-s 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset. nëse do ta pranojë ofertën, argjentinasi do të bëhej lojtari i tretë më i paguar i bardhezinjve pas CR7 dhe De Ligt.
Futbollisti, i cili në fillim dukej se donte diçka më shumë, mund të vendosë ta pranojë ofertën, ndoshta me idenë për ta përmirësuar në të ardhmen.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen me sukses të negociatave.