Në rast të largimit këtë verë të Marcelo Brozovic atëherë në vend të tij do të vijë një tjetër balkanas.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës dhe ish yllin e Zonjës së Vjetër, Miralem Pjanic i cili po kërkon largimin nga Camp Nou këtë verë.
Ishte pikërisht Marotta ai që e solli boshnjakun tek Juventus në 2016 dhe tashm kjo verë mund ta shohë atë të veshë fanelën e Neroazzurëve.
Ai pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi.
Ai për tu transferuar në Milano pritet që të pranojë një reduktim të pagës por që duket e arsyeshme duke shikuar situatën jo të favorshme që po kalon me Barcelonën.