Andrea Belotti arriti që të triumfojë me kombëtaren italiane në EURO 2020.
Mirëpo tashmë gjithçka ka përfunduar me kombëtaren dhe interesi rikthehet tek e ardhmja e tij me skuadrën e Torinos.
Ai pritet të largohet këtë verë nga kjo skuadër dhe interesimi për të nuk po mbaron nga disa skuadra të mëdha.
Më favoritja padyshim që mbetet Milani por nuk duhen anashkaluar Roma dhe Arsenali.
Torino e ka bërë të qartë një gjë, për shërbimet e tij cilado skuadër duhet që të ofrojë një shifër prej 30 milionë eurosh.