Nikola Vlasic dhe CSKA Moscow duken shumë pranë shkëputjes së kontratës në mes tyre.
Kjo për faktin që mesfushori kroat është duke u kërkuar nga një skuadër e madhe e cila është pranë arritjes së marrëveshjes për blerjen e tij.
Skuadra ruse për shërbimet e tij po kërkon hiç më pak se 30 milionë euro.
Milan është skuadra që po kërkon shërbimet e tij me Maldinin dhe Massaran që po punojnë intenzivisht për të arritur një marrëveshje.
Agjenti i 23 vjeçarit, Tonci Martic është duke kërkuar të arrijë një marrëveshje për transferimin e tij tek Rossonerët.
Në San Siro ai pritet që të zërë vendin e Hakan Calhanoglus.