Prioriteti i Juventus padyshim që është Manuel Locatelli mirëpo duket se mesfushori nuk do të jetë përforcimi i vetëm nga skuadra e Sassuolos.
Për Massimilano Allegrin edhe një tjetër futbollist i kësaj skuadre është në planet e sezonit të ri.
Cristiano Ronaldo nuk ka vendosur asgjë të dyshimtë dhe kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të kthejë sytë kah merkatoja për të përforcuar sulmin.
Është pikërisht Sassuolo skuadra ku Biankonerët po shohin një dritë në fund të tunelit.
Bëhet fjalë për Gianluca Scamaccan i cili pritet të transferohet në Torino së bashku me Manuel Locatellin gjatë javëve të ardhshme.