“Faleminderit PSG. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, në një qytet të jashtëzakonshëm. Ka ardhur momenti i përshëndetjeve”.
Alessandro Florenzi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe tifozëve të ekipit.
“Ka qenë një privilegj të jem pjesë e kësaj familjeje. Ka qenë një mundësi e madhe për t’u përmirësuar. I falënderoj të gjithë. Stafin, trajnerët, drejtuesit dhe shokët e skuadrës. Ju uroj më të mirën. Merci”.