Mund të duket disi e vërtetë për tu besuar mirëpo Manchester United ka bërë gati një ofertë prej hiç më pak se 170 milionë eurosh për yllin e Juventusit.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak skuadrës së Barcelonës e cila është gjithashtu në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt i cili pritet të largohet nga Zonja e Vjetër pasi një shifër e tillë duket e vështirë për tu refuzuar nga Agnelli në këtë krizë të thellë që gjenden.
Djajtë e Kuq janë shumë serioz për një ofertë të tillë që pritet të thyejë çdo rekord këtë verë pasi askush nuk e mendoi një shumë të tillë.