Skuadra e Romës ka arritur një tjetër blerje këtë verë.
Ky lajm tashmë u vërtetua nga skuadra e Arsenalit, e cila ka konfirmuar që ka pranuar ofertën e Romës për transferimin e Granit Xhakës.
Jose Mourinho e ka konsideruar transferimin e Xhakës si një pjesë të rëndësishme për projektin e tij.
Nga ana tjetër edhe Xhaka ka shkurtuar pushimet e tij dhe po mundohet që me çdo kusht të transferohet në kryeqytetin italian.
Giallorossët kanë bërë një ofertë prej rreth 18 milionë eurosh për shërbimet e tij dhe Topçinjtë tashmë duket se e kanë pranuar këtë ofertë.