Cucurrella tek gjiganti i Serie A!

Mbrojtësi i majtë i skuadrës së Getafes, Marc Cucurella ka përfunduar në radarët e njërës ndër skuadrave më të mëdha të Itali.

22 vjeçari i cili si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës, pritet që këtë verë të largohet nga skuadra e Getafes për një aventurë të re në Apenine.

Calciomercato.it raporton që skuadra e Romës është e interesuar për shërbimet e tij me në krye trajnerin Jose Mourinho.

Skuadra spanjolle po kërkon një shifër prej 18 milionë eurosh për ta lënë atë të lirë që të largohet në drejtim të Italisë.

Roma duket e detyruar për një ndërhyrje të tillë për shkak të dëmtimit të rëndë që Leonardo Spinazzola pësoi në EURO 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here