Milan për momentin është duke dominuar në merkaton italiane ku deri më tani ka shpenzuar plot 60 milionë euro dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Tani bëhet fjalë për yllin e Lazios, Luis Alberto, të cilin presidenti Claudio Lotito po e vlerëson me një çmim prej 45-50 milionë eurosh.
Në këtë mënyrë Rossonerët kanë vendosur që për të arritur një marrëveshje të tillë të ofrojnë shërbimet e Rafael Leaos dhe Samuel Castillejos.
28 vjeçari aktualisht ka një kontratë që skadon në vitin 2025 mirëpo ai bëri publike që tashmë dëshiron transferimin tek skuadra e Milanit.