Mirupafshim Lukaku, 100 milionë euro për belgun, Inter dorëzohet!

Inter po punon në merkato për hyrjet dhe largimet nga e shumta nga skuadra këtë verë.

Njëri nga largimet më surprizë pritet që të jetë ai i Romelu Lukakut, sulmuesit kryesorë të Neroazzurëve gjatë sezonit që lamë pas.

Në javët e fundit kishte shumë zëra që thonin se ai do të qëndronte në Milano mirëpo e ardhmja e tij duket se është shumë larg Italisë.

Bëhet fjalë për Chelsean e cila duket se është dorëzuar për transferimin e Erling Haaland dhe po kërkon rikthimin e belgut në Stamford Bridge.

Marrëdhëniet e Federico Pastorellos që është agjent i Lukakus janë të shkëlqyera me Chelsean dhe ky transferim pritet që të kapë vlerën e 100 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here