Kur gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur për transferimin e Manuel Locatellit tek Juventus, tashmë ka ardhur refuzimi i Sassuolos për ofertën e tyre.
Juve kishte bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për një huazim dy vjeçar dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje mirëpo Sassuolo duket se po kërkon të përfitojë më shumë prej 23 vjeçarit.
Sassuolo në 2019 e bleu përfundimisht kartonin e tij nga Milani kur në 2018 Rossonerët e kishin huazuar përfaqësuesin e kombëtares italiane tek kjo skuadër.