Juventus në këtë merkato verore është duke punuar edhe për shitjen e disa futbollistëve.
Kjo për faktin që duhet të lirojë vende në skuadër por edhe për aspektin financiar pasi as Biankonerët nuk janë në një pozitë të lakmueshme ekonomike.
Atalanta tashmë duket se ka arritur një marrëveshje për transferimin e një futbollisti nga Zonja e Vjetër.
Bëhet fjalë për Gianluca Frabotta, për të cilin Gazzetta dello Sport raporton që një marrëveshje është arritur mes palëve dhe transferimi do të kryhet brenda ditësh.
Skuadra e Gasperinit me shumë mundësi njëherë do ta huazojë atë dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje.