Contes i ofrohet drejtimi i kombëtares së njohur, ja përgjigja e italianit

    Antonio Conte nuk ka ende një stol për të treguar njohuritë e tij në futboll. Duket e çuditshme ta thuash, por trajneri i kampionit italian është pa ekip.

    Pas divorcit me Interin, trajneri nga Salento është duke pritur një ofertë të rëndësishme e të përshtatshme për standardin e tij.

    Mundësia për të shkuar te Real Madridi u zbeh brenda disa ditëve, pas surprizës së Ancelotti, ndërsa kthimi në Londër, te skuadra e Tottenham, nuk u materializua për shkak të ndryshimeve në zgjedhjet e Spurs.

    Tani Conte nuk po ngutet dhe e ka kuptuar se duhet të presë edhe pak për të vlerësuar një klub që mund të kënaqë kërkesat e tij. Ndërkohë, emri i tij po lidhet së fundi me një kombëtare të rëndësishme europiane.

    Federata Hollandeze e Futbollit ka kontaktuar me Conte, duke i ofruar drejtimin e portokallinjve. Pas dorëheqjes së Frank de Boer, i cili vendosi të largohej pas eliminimit në 1/8 finale të “Euro 2020”, stoli i një prej kombëtareve më të rëndësishme në Europë është ende e lirë.

    Trajneri italian do të ishte në krye të listës së dëshirave të federates, së bashku me emrin e zakonshëm Louis van Gaal. Antonio Conte, sipas zërave nga Hollanda, e ka refuzuar stolin e kombëtares portokalli, sepse po pret ofertë nga ndonjë klub.

    Për momentin stolat e skuadrave të mëdha në Europë janë të zënë, ndaj ka shumë të ngjarë që ish-trajneri i Interit, Chelsea dhe Juventusit të pushojë për një vit. Sidoqoftë, shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë sezonit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here