Me paraqitjet që ka treguar me kombëtaren italiane në EURO 2020, të gjithë e kërkojnë si të çmendur futbollistin e Sassuolos, Domenico Berardi.
Talenti i tij nuk është vënë në dyshim dhe kjo është arsye që interesimi për kalabrezin këtë verë të rritet ndjeshëm.
Italiani sezonin e kaluar e përfundoi me 17 gola të shënuar dhe 8 asistime për Sassuolon.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Stefano Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit me çdo kusht transferimin e Berardit.
Pioli e sheh 26-vjeçarin si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Sassuolo kërkon 40 milionë euro për Berardin, ndërsa te Milan shpresojnë të ulin kërkesat në 30 milionë euro.