Josip Ilicic pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Atalantës, Josip Ilicic pritet të largohet nga Bergamo këtë verë pasiqë nuk bën pjesë në planet e Gasperinit.
Ilicic e përfundoi sezonin e fundit me 7 gola të shënuar dhe 11 asistime në 38 ndeshje.
E përditshmja italiane La Stampa, raporton se Milan synon trasnferimin e Ilicic dhe Rosonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Atalantas në këmbim kartonin e Tommaso Pobegas.
Pobega shkëlqeu te Spezia në huazim dhe Atalanta është e gatshme ta pranojë këtë shkëmbim.
Megjithatë Milan do të ketë opsion blerjeje për Pobegan në rast se 21-vjeçari vazhdon të bëjë paraqitje të mira.