Inter konfirmon: Ylli zikaltër kalon tek skuadra italiane!

Një tjetër largim është bërë zyrtar gjatë ditës së sotme tek skuadra e Interit.

Kjo vjen si pasojë e politikave të skuadrës për të ulur ndjeshëm koston e pagave dhe për të mbushur arkën e zbrazur të skuadrës.

Bëhet fjalë për Dalbert, i cili prej sezonit të ri do të jetë pjesë e skuadrës nga jugu i Italisë, Cagliari.

Zyrtarizimi erdhi vetë nga skuadra e Cagliarit nëpërmjet një prononcimi zyrtar për mediat.

Ai një vit do të jetë i huazuar pastaj në 2022 Cagliarin ka të drejtën për të blerë përfundimisht shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here