Jurgen Klopp duket se i ka zënë rrugën Juventusit në merkato dhe po përgatitë një surprizë të hidhur për Zonjën e Vjetër.
Kur gjithçka pritej që të zyrtarizohej në skenë ka hyrë skuadra angleze e cila tashmë ka prishur çdo balancë në këto bisedime.
Bëhet fjalë për yllin e Lyon, Houssem Aouar që ishte pranë transferimit tek Biankonerët por situata më e mirë ekonomike e Liverpool ka bërë që gjithçka të vihet në dyshim.
Lesport10.com ka deklaruar që një marrëveshje mes Lyon dhe Liverpool shumë shpejt mund të mbyllet me një shifër prej 35 milionë eurosh.
Arsenal ishte gjithashtu e interesuar për mesfushorin por çmimi i tij i lartë i pamundësoi Topçinjëve transferimin e tij.