Bombë: James transferohet në Serie A, por jo te Milan

James Rodriguez te një tjetër gjigant italian.

Mesfushori i Evertonit, James Rodriguez pritet të largohet nga Goodison Park gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Rafa Benitez.

30-vjeçarit i skadon kontrata me Evertonin vitin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta lënë të lirë për vetëm 10 milionë euro.

Kolumbiani ishte i lidhur me një transferim te Milani, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se në garë për James është përfshirë edhe Napoli. Napoletanët e shohin James si zëvendësuesin ideal të Insignes, i cili është pranë largimit.

Milan nuk ka arritur ende marrëveshje me James dhe Napoletanët do të tentojnë nga kjo mundësi dhe do t’i ofrojnë 30-vjeçarit pagë më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here