Oferta prej 125.000.000 eurove ka arritur: Barella dhe Bastoni largohen nga Interi

Oferta faraonike ka arritur, Inter gati ta pranojë.

Inter po kalon një periudhë të vështirë, pasiqë klubi po përballet me krizë financiare dhe Neroaxurët janë të detyruar të sakrifikojnë disa yje për të përmirsuar bilancin.

Achraf Hakimi ishte ylli i parë që u largua nga Meazza, ndërsa si përforcim erdhi Calhanoglu me parametra zero. Megjithatë Hakimi nuk është i vetmi futbollist që do të sakrifikohet nga drejtuesit.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella janë futbollistët e rradhës që do të largohen nga Interi.

Sipas mediave spanjolle, Reali ka përgatitur 125 milionë euro për Bastonin dhe Barellan.

Ancelotti e sheh dyshen e Interit si një përforcim ideal për sezonin e ri dhe Perez pritet të nis së shpejti bisedimet me Interin.

Edhe pse Bastoni dhe Barella konsideroheshin si të paprekshëm Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Realit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here