Deri më tani emri i Mikkel Damsgaard ka qenë i lidhur vetëm me skuadrat nga Milano por ditëve të fundit fuqishëm në garë ka hyrë edhe Atalanta.
Kjo e fundit duket shumë pranë transferimit të tij mirëpo prej një transferimi të tillë duket se do të përfitojë edhe Milan.
Kjo për faktin që Rossonerët kanë kohë që po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Josip Ilicic nga Atalanta.
Transferimi i danezit tek kjo skuadër pritet që të lërë sllovenin pa një vend të sigurt në formacion dhe skuadra e Gasperinit do ta largojë atë me parametra 0.
Slloveni mezi pret të kalojë në rradhët e Rossonerëve tek e cila vendi i titullarit duket i sigurt pasi Rafael Leao nuk pritet të qëndrojë tek ta pas kësaj vere.