Mino Raiola njihet si agjenti ndoshta edhe më i paparashikueshëm në botën e futbollit dhe këtë gjë po e vërteton çdo ditë e më shumë.
Tashmë ai ka gjetur një emër të madh tek skuadra e Interit dhe po kërkon ta dërgojë këtë verë në Premier League, ku interesimi është i madh për të.
Tuttosport ka bërë të ditur që bëhet fjalë për Stefan De Vrij i cili pritet të zbarkojë në ishull gjatë javëve të ardhshme.
Një gjë e tillë po ndodhë në një periudhë kur Interi po has në vështirësi për të rinovuar kontratën me të dhe Raiola e di mirë një gjë të tillë.