Mbrojtësi i djathtë i Monacos, Djibril Sidibe është një objektiv për skuadrën e Interit, raporton Foot Mercato.
Kampionët e Italisë po shohin tek 28 vjeçari si zëvëndësuesin potencial të Achraf Hakimit i cili u largua në drejtim të Paris Saint Germain javë më parë.
Inter pritet që të transferojë Sidibe nga Monaco gjatë ditëve të ardhshme për një shifër prej 7 milionë eurosh.