Merkatoja ka filluar rreth një muaj më parë mirëpo për skuadrat e mëdha italiane objektivët akoma nuk janë të qartë.
Si psh Samuele Vignato, futbollisti i Bolognas që tashmë po kërkon largimin nga kjo skuadër dhe ka ngritur në këmbë skuadrat e mëdha italiane.
Vignato është i lindur në vitin 2004 dhe një emër i tillë i ri ka bërë që Juventusi dhe Inter të përplasen në merkato.
Sky Sport raporton që dy skuadrat e mëdha italiane do kërkojnë transferimin e tij me një shifër të ulët falë moshës së tij.
Neroazzurët janë një hap para Biankonerëve sa i përket kësaj gare dhe Marotta po punon intenzivisht për ta bindur talentin italian që të transferohet në San Siro gjatë kësaj vere.