Zyrtare: Insigne do të largohet, mësohet edhe skuadra e re!

Lorenzo Insigne tashmë ka vendosur që këtë verë do të largohet me parametra 0 nga skuadra e Napolit dhe pse presidenti Aurelio De Laurentiis po mundohet që të parandalojë një gjë të tillë.

Kur të gjithë prisnin Milanin ose Interin të siguronin shërbimet e tij, në garë ka hyrë një skuadër tjetër e madhe italiane.

Bëhet fjalë për Lazion e cila me anë të presidentit Claudio Lotito është duke bërë gati një ofertë për të bindur sulmuesin e kombëtares italiane që të ndërrojë ambient.

Insigne është pajtuar edhe për të ulur pagën e tij për të gjetur një skuadër të re pasi më nuk dëshiron të qëndrojë tek skuadra jugore e Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here