Mourinho pret me padurim transferimin e Xhakës te Roma

Në orët e ardhshme, Roma pritet të zyrtarizojë dy goditjet e radhës.

Pas Rui Patricios, Mourinho do të ketë në skuadër edhe Matias Viñan dhe Eldor Shomurodov, por Special One shpreson që së shpejti të përforcojë organikën me një tjetër lojtar cilësor të kërkuar prej muajsh.

Granit Xhaka është duke pritur telefonatën e Tiago Pintos për të bërë gati valixhet dhe të fluturojë për në Romë për ekzaminimet mjekësore dhe firmën. Sidoqoftë, situata midis verdhekuqve dhe Arsenalit mbetet e bllokuar.

Pinto është ndalur në ofertën prej 15 milionë eurosh dhe ende nuk ka lëvizur për t’iu afruar kërkesës së klubit londinez prej 23 milionë eurosh.

Shpresa e Mourinhos është që marrëveshja të zhbllokohet në ditët e ardhshme, maksimumi javën e ardhshme për ta pasur 28 vjeçarin e keni në dispozicion në Trigoria.

Në fakt, te Roma shpresojnë të largojnë sa më parë lojtarët e padëshiruar, që Pinto të bëjë një tjetër hap për arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për Xhakën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here