Lorenzo Pellegrini pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini është duke u rikuperuar nga lëndimi që mori një ditë para fillimit të Europianit.
25-vjeçari e humbi Europianin dhe kjo ka bërë që shumica e klubeve të interesuara ta shuajnë interesimin për të.
Portali spanjoll Don Balon, raporton se edhe përkundër lëndimit, Barcelona synon transferimin e Pellegrinit nga Roma.
Presidenti i Blaugranëve, Joan Laporta e pëlqen shumë italianin dhe është i gatshëm t’ia ofrojë Romës në këmbim dy lojtarë.
Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Romës, Miralem Pjanic dhe Clement Lenglet. Roma ka shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës dhe Giallorosët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën, shkruan Don Balon.