Diego Dalot vazhdon të mbetet objektivi kryesorë i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes, por Rosonerët nuk po arrijnë dot marrëveshje me Manchester United.
Dalot bëri një sezon të mirë me Rosonerët dhe drejtuesit dëshirojnë ta blejnë kartonin e portugezit, por United kërkon 20 milionë euro për të.
Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah mbrojtës të tjerë dhe sipas raportimeve Maldini e ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë në Spanjë.
Todo Fichajes, raporton se mbrojtësi i Atletico Madrid, Santiago Arias ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.
Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe Milan mund ta transferojë 29-vjeçarin për 5 milionë euro.