Rosonerët kanë siguruar goditjen e rradhës në merkato.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit Milan ka siguruar përforcimin e rradhës dhe se zyrtarizimi është vetëëm çështje kohe.
Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori, pasiqë Kessie dhe Bennacer nuk do të luajnë gjatë zhvillimit të Kupës së Afrikës.
Mediat italiane raportojnë se Milan ka arritur marrëveshje personale me Boubacar Kamara dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes klubeve.
Kamaras i skadon kontrata me Marseille vitin e ardhshëm dhe gjiganti francez pritet ta lërë të lirë 21-vjeçarin për shifrën e 20 milionë eurove.