Tiemoue Bakayoko aktualisht ishte i huazuar tek skuadra e Napolit mirëpo kartonin e tij e zotëron skuadra e Chelseas.
Mesfushori francez i lindur në vitin 1994 deri më tani ishte duke u vëzhguar vetëm nga skuadra e Milanit por tashmë situata ka marrë një kahje tjetër.
Blutë e Londrës janë të gatshëm për shitjen e tij këtë verë dhe një gjë të tillë e di shumë mirë edhe Juventusi.
Zonja e Vjetër është një hap para sa i përket kësaj gare dhe Milanit duket se nuk do ti kryejnë punë as marrëdhëniet e mira me londinezët.
Nga ana tjetër Milan në rast se dështon atëherë do ti japë më shumë hapësira Tommaso Pobegas i cili çdo ditë e më shumë po fiton besimin e Stefano Piolit.