Mbrojtësi danez i Milanit, Simon Kjaer është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Rossonerët, raporton Calcio Mercato.
Kontrata e 32 vjeçarit skadon në vitin 2022 mirëpo Rossonerët po kërkojnë që ta mbajnë atë në skuadër edhe për dy sezone të tjera.
Kjaer zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe shkëlqeu në EURO 2020 ku ndihmoi Danimarkën që të arrinte deri në gjysmë finale të këtij kompeticioni.