Atalanta është shumë pranë humbjes së sulmuesit të saj kryesor.
Kjo për faktin që një skuadër e madhe italiane tashmë po përgatit ofertën që do të bindë atë të ndërrojë ambient në Itali.
Bëhet fjalë për Interin e cila tashmë ka humbur Romelu Lukakun por nga ana tjetër përfitoi një shifër të madhe parash me të cilën do transferojë Zapatan në San Siro.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit tashmë nuk do të reagojë në asnjëfarë mënyrë për shkak se 30 vjeçari kolumbian duket se ka arritur një marrëveshje me Neroazzurët.