Sulmuesi i skuadrës së Sassulos, Gianluca Scamacca pritet këtë verë të ndërrojë ambient mirëpo nuk do të largohet nga Serie A.
22 vjeçari ka qenë një emër shumë i kërkuar këtë verë dhe tashmë duket se një transferim i madh po bëhet gati për të.
Është pikërisht Beppe Marotta i cili po kërkon blerjen e tij pas largimit të sulmuesit belg, Romelu Lukaku.
Lajmin e konfirmoi edhe Corriere dello Sport, e cila raportoi që Marotta po shtyn bisedimet për një transferim sa më të shpejtë të 22 vjeçarit në Milano.
Scamacca ka një vlerë në treg prej afro 15 milionë eurosh, shumë kjo që pritet të ofrohet pa problem nga Neroazzurët.