Mjaftoi një sezon i mbarë për të bërë që emri i tij të përmendej nga skuadrat më të mëdha në Europë.
Dusan Vlahovic po kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës së Fiorentinës pasiqë një skuadër e madhe italiane është e gatshme për çmenduri në merkato për të siguruar shërbimet e tij.
Përkundër insistimit të skuadrës nga Firence për të mos e shitur atë, Inter nuk po merr parasysh këtë kerkesë të skuadrës toskane.
Çmimi i tij sillet diku tek 50 milionë eurot por është një çështje që ka hapësirë negocimi dhe Neroazzurët mund ta transferojnë atë për një shifër më të ulët.
Një qendër sulmues është kërkesë urgjente e Interit për shkak se Romelu Lukaku tashmë është rikthyer tek skuadra e Chelseas.