Corentin Tolisso do të largohet këtë verë nga Bayern Munich dhe gjermanët nuk e kanë ndërmend që të pengojnë një gjë të tillë.
Bavarezët për kartonin e tij po kërkojnë një shumë prej 10 milionë eurosh dhe një skuadër nga Serie A ka shfaqur gatishmërinë për të ofruar një shifër të tillë.
Bild raportoi që bavarezët e kanë nxjerrë atë në shitje dhe favoriti kryesor për shërbimet e tij është Juventusi.
Ish futbollisti i Lyon ka një kontratë deri në 2022 dhe nuk e ka ndërmend rinovimin në Allianz Arena me aventurën në Torino që duket shumë pranë të ndodhë.