Milan nuk ka përmbyllur akoma merkaton e saj.
Kjo për faktin që Paolo Maldini është duke bërë gati 3 transferime Low-cost.
Të tre emrat janë opsione shumë të rëndësishme për sezonin e ri dhe Rossonerët po shpresojnë që të jenë të sukesshëm në të tre operacionet.
Emri i parë është ai i Alessandro Florenzit i cili pritet të largohet nga Roma për tu transferuar në San Siro.
Tjetri është Tiemoue Bakayoko të cilin Milani do të tentojë ta transferojë nga Chelsea në ditët e fundit të kësaj merkatoje.
Ndërkohë blerja tjetër pritet që të jetë ajo e Adli nga Toulouse ku kuqezinjtë tashmë kanë bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh në drejtim të francezëve.