Jose Mourinho ka gati një operacion të shpejtë që pritet të sjellë në Olimpico një super futbollist nga rivalët e Juventusit.
Reparti i mesfushës ka nevojë për emra të rinj dhe Special One është shumë i vetëdijshëm për një gjë të tillë dhe po punohet pikërisht për një blerje në mesfushë.
Juventus nga ana tjetër po kërkon të reduktojë koston e pagave dhe do të largojë disa futbollistë që nuk janë më në planet e Allegrit.
Bëhet fjalë për Arthur Melon i cili pritet të largohet këto javë nga Torino dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet që të jetë Olimpico.
Don Balon ka bërë të ditur që përkundër faktit që futbollisti është i lënduar, interesimi i Giallorossëve nuk është zbehur aspak.