Vazhdojnë raportet e tensionuara në mes të Lorenzo Insignes dhe skuadrës së Napolit, me këtë të fundit që po përpiqet tashmë ta shesë 30 vjeçarin për një shifër prej 30 milionë eurosh.
Kapiteni i Napolit nuk po dëshiron rinovimin e kontratës me napolitanët teksa kontrata aktuale i skadon në qershor të 2022.
Deri më tani në garë ishte vetëm Interi por tashmë gjërat janë komplikuar për Neroazzurët.
Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Atletico Madrid i ka bërë të ditur Insignes se janë të gatshëm të presin që ai të bëhet lojtar i lirë dhe ta marrin verën e ardhshme.