Anthony Martial është një emër që po kërkohet intenzivisht nga skuadra e Interit gjatë kësaj merkatoje dhe kjo ka bërë që skuadra e Manchester United të mblidhet për të marrë një vendim.
Neroazzurët shiten Romelu Lukakun tek Chelsea për 115 milionë euro dhe kjo marrëveshje i çoi italianët në ofenzivë për shërbimet e sulmuesit francez.
Mediat italiane raportonin që Inter është pranë transferimit të tij nga Old Trafford por situata duket se është plotësisht ndryshe.
Daily Mail bën të ditur që United po bëhet gati për të refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh për shërbimet e tij.
Kjo për faktin që Ole Gunnar Solskjaer akoma ka besim të madh tek ai dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij këtë verë.