Neroaxurët kanë gati gati goditjen e rradhës në merkato!
Inter është mjaft aktiv në merkaton e verës edhe përkundër krizës financiare.
Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglut, Edin Dzekos, ndërsa janë në bisedime për transferimin e Dumfries dhe Insignes.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasiqë mediat italiane raportojnë se Inter ka nisur bisedimet me Realin për transferimin e Luka Jovic.
Tuttosport, raporton se Neroaxurët synojnë huazimin e sulmuesit serb, ndërsa Los Blancos janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Jovic nuk bën pjesë në planet e Ancelottit.
Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe javën tjetër pritet që të finalizohet marrëveshja.