Lorenzo Insigne largohet nga Napoli por jo nga Serie A.
Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne pritet të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Insignes i skadon kontrata me Napolin verën e ardhshme dhe interesimi për të nuk mungon aspak.
30-vjeçari ishte i lidhur me një transferim te Interi, por Sportmediaset, raporton se në garë për Insignen është përfshirë edhe Lazio.
Lacialët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e Insignes, ofertë të cilën De Laurentiis pritet ta pranojë.
Spormediaset, shkruan se Immobile e ka bindur personalisht Insignen që t’i bashkohet te Lazio.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe Insigne sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Olimpico.