Oferta faraonike ka arritur: Alessandro Bastoni largohet nga Interi

Inter sakrifikon edhe një tjetër yll pas Hakimit dhe Lukakut.

Alessandro Bastoni është njëri nga lojtarët më të përfolur për një largim nga Interi gjatë kësaj vere.

Inter është në krizë financiare dhe Suning ka vendosur të sakrifikojë disa lojtarë për të balancuar financat e klubit.

Calcio Mercato, raporton se pas Hakimit dhe Lukakut, Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin edhe Alessandro Bastonin.

Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurove për Bastonin, ofertë të cilën Suning do ta pranojë.

Guardiola e pëlqen shumë italianin, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here