Marcus Thuram pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira.
Thuram zhvilloi 40 ndeshje sezonin e kaluar dhe realizoi 11 gola dhe 12 asistime. Francezi ka kontratë me Borussian deri në vitin 2023.
Sky Sport, shkruan se interesim për Thuram ka shfaqur Interi dhe Neroaxurët madje kanë nisur bisedimet për transferimin e tij.
Agjent i Thuram është Mino Raiola dhe gjatë diskutimeve për Dumfries është diskutuar edhe për mundësinë e transferimin e 24-vjeçarit në Meazza.
Neroaxurët do të tentojnë huazimin e tij me obligim blerjeje vitin e ardhshëm.