Lazio transferon yllin e rivalëve të përjetshëm.
Gazetari i Sportitalia, Alfredo Pedulla ka lëshuar mbrëmë një lajm bombastik duke raportuar se Lazio është pranë transferimit yllit të Romës.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Giallorosëve, Pedro. Spanjolli nuk bën pjesë në planet e Mourinhos për sezonin e ri dhe Sarri dëshiron të përfitojë nga kjo mundësi.
Sarri ia ka kërkuar drejtuesve të Lazios transferimin e Pedros, pasiqë kanë punuar sëbashku te Chelsea dhe beson te kualitetet e spanjollit.
Pedro ka shënuar 13 gola te Chelsea nën drejtimin e Sarrit dhe italiani beson se do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën e tij. Përveç kësaj Pedro përshtatet me skemën e Sarrit 4-3-3.
Kontrata e Pedros me Romën skadon në vitin 2023, ndërsa për kartonin e tij Lazio do të duhet të paguaj 5 milionë euro.