Rafinha rikthehet në Serie A, por te rivalët e Interit.
Futbollisti i PSG, Rafinha pritet të largohet nga Parku i Princave këtë verë pas afrimeve të shumta në klub.
28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e PSG dhe sipas raportimeve të fundit braziliani pritet të rikthehet në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se interesim për Rafinhan ka shfaqur Milani dhe sipas të gjitha gjasave Rosonerët do ta transferojnë brazilianin.
Maldini dhe Massara e shohin 28-vjeçarin si opsionin ideal pasiqë Rafinha mund të luaj kah krahu i djathtë dhe si mesfushor qendror.
Përveç kësaj Rosonerët mund ta transferojnë Rafinhan për vetëm 5 milionë euro, madje edhe ta huazojnë atë.