E bujshme: Moise Kean rikthehet në Serie A

Moise Kean rikthehet në Serie A, por jo tek Juventus.

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean pritet të rikthehet në Itali pasiqë nuk dëshiron të qëndrojë në Goodison Park.

Kean u transferua te Evertoni në vitin 2019 për 30 milionë euro, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te PSG ku gjeti formën e duhur duke realizuar 17 gola.

Mediat italiane raportojnë se Fiorentina e ka piketuar 21-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Vlahovic i cili është pranë largimit.

Bisedimet mes Fiorentinës dhe Evertonit pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Keane Viola do të duhet të paguaj 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here