Oferta stratosferike ka arritur, Suning gati ta pranojë, Lautaro largohet nga Interi.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Interi.
Ditët e fundit është raportuar se argjentinasi do të rinovojë me Neroaxurët, mirëpo ofertat e majme ia kanë ndryshuar mendjen menaxhmentit të Interit.
Sipas raportimeve të fundit, Tottenham e ka piketuar Lautaron si zëvendësuesin ideal të Kane dhe për argjentinasin Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.
Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Spurs dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.