Adem Ljajic është shumë pranë largimit nga skuadra turke e Besiktas për tu rikthyer përsëri në Serie A por kësaj rradhe jo tek skuadra e Interit apo Romës.
Skuadra e Sampdorias raporton që tashmë ka filluar bisedimet për transferimin e boshnjakut nga Superliga turke.
Sky Sport raporton që Sampdoria ka besim të plotë që ai mund të jetë një emër që do të nevojitet shumë për mesfushën e skuadrës në sezonin e ri.
Ai këtë sezon nuk ka zhvilluar asnjë minutë lojë në 2 ndeshjet e para me Besiktas pasi ka bërë të ditur që dëshiron të largohet gjatë këtyre ditëve.