Sot luhet ndeshja e parë e Serie A për Interin mirëpo tek kampi zikaltër akoma nuk janë të sigurt nëse do të kenë shërbimet e Lautaro Martinezit edhe pas një sezoni apo jo.
Kjo për faktin që tashmë një tjetër ofertë ka arritur tek Neroazzurët dhe përsëri nga Premier League.
Bëhet fjalë për Fabio Paraticin, ish drejtorin e Juventusit që tashmë është pjesë e Tottenhamit.
Daily Express bën të ditur që londinezët nuk do të ngrisin flamurin e bardhë dhe se do tentojnë transferimin e tij deri më 31 gusht kur edhe mbyllet merkatoja.
Kjo situatë ka vënë në alarm drejtuesit e skuadrës e sidomos Beppe Marottan i cili ka kërkuar nga presidenti Zhang që mos të ketë më shitje këtë verë.