Përfundon gjithçka: Tare zbulon skuadrën e re të Correas!

Emri i Joaquin Correas ka qenë tema më e përfolur ditëve të fundit në Itali për shkak të zërave që ai do largohet nga Lazio.

Një gjë e tillë rezultoi e vërtetë pasi lajmin që futbollisti dëshiron të largohet e konfirmoi edhe vetë drejtori sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare.

Correa do të largohet nga Olimpico mirëpo një gjë të tillë nuk do ta bëjë për tu transferuar tek Tottenham e cila ka shfaqur interesim për kartonin e tij.

Argjentinasi i ka bërë të ditur Tares që dëshiron të largohet vetëm për skuadrën e Interit dhe kjo gjë tashmë është pranuar edhe nga presidenti Lotito.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet që të ndodhë gjatë ditëve të fundit të kësaj merkatoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here